Shtetasja ruse tenton t’i japë 50 euro ryshfet policit, arrestohet në Merdare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasja ruse tenton t’i japë 50 euro ryshfet policit, arrestohet në Merdare

    Insajderi
    18 January 2025 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një shtetase ruse është arrestuar në pikën kufitare të Merdares pasi ka tentuar që t’i japë ryshfet një zyrtari policor që ta lejojë të hyjë pa vizë.

    Policia tha se ajo është dërguar në mbajtje.  

    “PKK Merdarë, Podujevë  17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetase e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim  të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark