Insajderi
Zgjedhjet 2026

Besnik Tahiri fton qytetarët llapjanë në takim: Do të shpalosim programin për një Kosovë fituese

Insajderi
18 January 2025 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besnik Tahiri fton qytetarët llapjanë në takim: Do të shpalosim programin për një Kosovë fituese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se do të zhvillojnë një takim me qytetarët llapjanë nesër, të dielën, në ora 12:30 në restaurantin Arizona.

Gjatë këtij takimi, Tahiri tha se do të shpalosin programin e partisë së tij për një Kosovë fituese, duke përfshirë edhe një Llap fitues.

“Të dashur qytetarë llapjan nesër, e diel në ora 12:30 jemi në restaurantin Arizona, takim me ju shpalosim programin tonë për një Kosovë fituese por edhe një Llap fitues”, ka thënë ai.

Ai fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Besnik Tahiri kandidon me numrin 10 për zgjedhjet e 9 shkurtit.

VIDEO


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark