Insajderi
Zgjedhjet 2026

Në Junik, Krenar Xhaferi merr një dhuratë të veçantë, bagerin/VIDEO

Insajderi
18 January 2025 - 16:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Junik, Krenar Xhaferi merr një dhuratë të veçantë, bagerin/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se marshi i fitores i partisë së tij ka vazhduar edhe në Junik.

Ai ka falënderuar kandidatin për deputet, Demokrat K. Ganijaj, për dhuratën e veçantë që ka marrë nga ai, si simbol i punës dhe nofkës që ka fituar gjatë këtyre viteve, bager.

“Nga Juniku mora një dhuratë të veçantë, të cilën ma dorëzoi kandidati ynë për deputet Demokrat K. Ganijaj, si simbol të punës dhe nofkës që kam marrë gjatë këtyre viteve – një simbol të bagerit”, shkroi ai në Facebook.

@krenarxhxhaferi #fyp #ldk ♬ original sound – Krenar Xhaferi

Xhaferi ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që ka marrë nga kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, duke theksuar se bageri është një simbol i atyre që kontribuojnë për ndërtimin e shtetit.

“Bageri simbolizon njeriun e punës, sepse shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta,” tha ai.

Krenar Xhaferi kandidon me numrin 32 në zgjedhjet e 9 shkurtit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark