Insajderi
Lajme

Limaj nga takimi me simpatizantë: Skenderaj i tha PO koalicionit fituese 137

Insajderi
19 January 2025 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj nga takimi me simpatizantë: Skenderaj i tha PO koalicionit fituese 137
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se koalicioni për Kosovën Fituese137, veçVEPRA, “mori PO në Skenderajin legjendar”.

“Ky është momenti i duhur për të treguar se bashkimi është forca jonë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ne nuk bashkohemi për të mundur të tjerët, ne bashkohemi për të fituar Kosovën, e kaluara jonë tregon se çdo herë kur jemi të bashkuar, Kosova ka fituar”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Limaj tha se “Kosova ka nevojë për njerëz racionalë, të urtë dhe me vepra konkrete, jo thjesht fjalë të bukura”.

“E vërteta është se Kosova është në rrezik nga shpifjet dhe përçarjet që po i krijojnë disa. Ne, si koalicion, jemi bashkuar për ta ndaluar përçarjen dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar për të gjithë. veçVEPRA është ajo që do të na ndihmojë të ecim përpara, jo fjalët që ndajnë. Prandaj, bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark