Insajderi
Insporti

A do të vazhdojë tek Madridi? Lajme të reja për të ardhmen e Ancelottit

Insajderi
20 January 2025 - 14:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
A do të vazhdojë tek Madridi? Lajme të reja për të ardhmen e Ancelottit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka vendosur që të mos vazhdojë më tek Real Madridi duke filluar nga vera e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi spanjoll Onda Cero, të cilët kanë konfirmuar se vendimi i Ancelottit është i prerë dhe nuk do të ndryshojë pa marrë parasysh.

Italiani i cili rinovoi kontratën e tij me Realin në dhjetor të 2023, pikërisht kur u përfol më së shumti për një kalim të tij tek Kombëtarja e Brazilit, duket se dëshiron ta përmbyllë aventurën e tij me gjigantin spanjoll.

I rikthyer për herë të dytë tek Real Madridi, Ancelotti ka arritur aq shumë sa që është bërë tashmë edhe trajneri më i suksesshëm në histori të klubit.

Pavarësisht se ka kontratë me klubin, Ancelotti raportohet se po insiston që ta mbyllë përfundimisht aventurën me madrilenët në verë.

Kjo nuk do të thotë se ai do të pensionohet nga futbolli, pasi mundësia që të marrë drejtimin e Brazilit ekziston ende.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark