Xhelili në SHBA dhuron dy librat e Nusret Pllanës për zyrën presidentit Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Xhelili në SHBA dhuron dy librat e Nusret Pllanës për zyrën presidentit Trump

    Insajderi
    20 January 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili është duke qëndruar në SHBA ku pritet të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

    Xhelili sot është takuar me njerëz të afërt të presidentit Trump ku ia ka dorëzuar dy librat e Nusret Pllanës.

    Ai ka thënë se qëllimi i këtij veprimi ishte që në zyrën më të fuqishme të botës të figurojnë të dokumentuara humbjet dhe sakrifica e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës.

    Në këto zgjedhje Xhelili kandidon me nr 83 në listën e PDK-së.

    Postimi i plotë i Xhelilit:

    Sot, në këto orë të hershme të mëngjesit – me orë tjetër në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, takova njerëzit e afërt të Presidentit amerikan, Donalld Tramp, dhe ia dorëzova dy librat e Nusret Pllanës, me shpresën që në zyren më të fuqishme të botës, të jenë humbjet, sakrificat e vuajtjet e dokumentuara të popullit shqiptar për çlirim dhe liri nga regjimi jugosllav e serb. Gjithashtu, shpreha dëshirën e lirimit sa më të parë të udhëheqësve të çlirimit e lirisë së Kosovës, që mbahen padrejtësisht në Hagë. Edhe pak po e presim inaugurimin e njeriut më të fuqishëm në planet dhe aleatit jetik për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark