Insajderi
Sport

Alonso flet për mundësinë që ta drejtojë Real Madridin

Insajderi
20 January 2025 - 22:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alonso flet për mundësinë që ta drejtojë Real Madridin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është bërë e ditur se Carlo Ancelotti do të largohet nga pozita e trajnerit të Real Madridit, në fund të sezonit.

Është raportuar se pasardhës i tij do të jetë ish-futbollisti i “galaktikëv”, Xavi Alonso, i cili aktualisht është trajner i Bayer Leverkusen.

E tekniku spanjoll i është përgjigjur raportimeve të ditëve të sotme.

“Koha kalon por afeksioni për Real Madridin qëndron. Lidhja jonë është shumë e fortë, kjo është shumë e qartë por fokusi im total është në Bayer Leverkusen tani, kjo është në mendjen time”, ka deklaruar Alonso.

Kujtojmë se Xavi Alonso sezonin e kaluar arriti ta bëhet Kampion i Gjermanisë me Bayer Leverkusenin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark