Arrestohet personi i dyshuar për kanosje në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi i dyshuar për kanosje në Prishtinë

    Insajderi
    21 January 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje, zyrtarët policorë të stacionit Jug në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për kanosje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një lokal në Çagllavicë.

    Reagimi i shpejtë i policisë ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë.

    Personi i dyshuar, Y. S, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, me vendim të prokurorit të shtetit.

    Ai është i dyshuar për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark