Veprimi i çuditshëm që presidenti i FIFA's bëri gjatë inaugurimit të Trump si president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Botë

    Veprimi i çuditshëm që presidenti i FIFA’s bëri gjatë inaugurimit të Trump si president

    Insajderi
    21 January 2025 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veprim i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino gjatë inaugurimit presidencial të Donald Trump, ka çuditur përdoruesit e rrjeteve sociale.

    Të hënën, Trump u betua zyrtarisht si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke zëvendësuar ish-presidentin Joe Biden.

    Disa nga emrat më të mëdhenj të sportit morën pjesë në inaugurimin në Uashington DC, duke përfshirë Conor McGregor, Joe Rogan dhe Mike Tyson.

    Presidenti i FIFA-s, Infantino gjithashtu mori pjesë në ceremoni dhe njerëzit nuk mund ta besonin atë që ai u pa duke bërë gjatë fjalimit të Trump.

    Pasi u betua për mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së, Trump njoftoi se do të ndryshonte zyrtarisht emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

    Vendimi është pritur me reagime të ndryshme si nga mbështetësit e tij ashtu edhe nga rivalët politikë, por njerëzit vunë re se Infantino reagoi në mënyrë të diskutueshme duke qeshur me komentin.

    @dailymail FIFA President, Gianni Infantino appeared to get the giggles as President Trump announced he was changing the name of the Gulf of Mexico to the Gulf of America. #fifa #funny #laugh #trump #inauguration ♬ original sound – Daily Mail


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark