Insajderi
Lajme

Abdixhiku uron Trump për detyrën: Në Qeverinë tonë të ardhshme relacionet me SHBA-të do të jenë si përherë, të pathyeshme

Insajderi
21 January 2025 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku uron Trump për detyrën: Në Qeverinë tonë të ardhshme relacionet me SHBA-të do të jenë si përherë, të pathyeshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka uruar presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij zyrtar.

Gjatë fjalimit në tubimin e LDK-së në Vushtrri, kreu i LDK-së u zotua se nën udhëheqjen e tij, relacionet mes Kosovës dhe ShBA-së do të jenë “të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme!”

“Siç do të thoshte Presidenti Rugova, më lejoni që nga Vushtrria t’i shpreh urimet më të mirat të LDK-së dhe të popullit të Kosovës për Presidentin amerikan, për marrjen e detyrës pas inaugurimit. Urojmë gjithë të mirat për popullin e madh amerikan, mikun tonë më të madh. Zotohem nga këtu se në Qeverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.” – tha Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark