Insajderi
Zgjedhjet 2026

Haradinaj takohet me kongresistin Self: Folëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Insajderi
21 January 2025 - 21:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj takohet me kongresistin Self: Folëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresistin Republikan, Keith Self, që është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan si dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve.

Në këtë takim shumë miqësor, Haradinaj e ka njoftuar Kongresistin Self për zhvillimet në Kosovë dhe ka paraqitur qëllimin primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me ShBA, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Në një takim miqësor me kongresistin republikan Keith Self, kemi diskutuar për situatën në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve Kosovë – Amerikë.

Kongresistit Self, që është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit si dhe kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve; ia paraqita qëllimin tonë primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark