Hidhet granatë dore në një objekt në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hidhet granatë dore në një objekt në Pejë

    Insajderi
    23 January 2025 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Pejë është hedhur mbrëmë një granatë dorë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi”, teksa nuk raportohet për persona të lënduar nga ky sulm.

    “Sot rreth orës 02:05 minuta policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, në objektin e tij. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Policisë së Pejës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark