
Policia e Kosovës ka intervistuar një të dyshuar për shkak të lëshimit për qarkullim të Urës së Badovcit pa e testuar fare.
Rasti është cilësuar si “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”
“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.
Gazeta Insajderi kishte realizuar edhe një storie tek Ura e Badovcit, ku ka parë se në vazhdimësi kanë lëvizur automjete, përkundër mos-testimit të saj.
Insajderi ka kontaktuar pronarin e firmës “DRENI INGINERING”, por i njëjti kishte refuzuar të japë sqarime shtesë për këtë.
Ndërkohë zëvendësministri i Infrastrukturës e kishte quajtur “procedurë formale” testimin, meqë sipas tij, ura është stabile.
Shih storien e Insajderit: