Insajderi
Show

Driloni dhe Xuxi befasojnë publikun një ditë para finales së “BBVK3”

Insajderi
23 January 2025 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Driloni dhe Xuxi befasojnë publikun një ditë para finales së “BBVK3”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Xuxi kanë surprizuar publikun dhe finalistët me një moment muzikor të paharrueshëm.

Vëllai i Madh u kujdes që të argëtojë finalistët me muzikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe energjike në shtëpi.

Në shoqërinë e ëmbëlsirave të shijshme nga “Mondo”, finalistët kanë shijuar plotësisht këtë moment të fundit para finales. Gjatë kësaj kohe, Xuxi dhe Driloni kanë kënduar bashkë këngën e njohur të Shpat Kasapit, “Largohu”, duke befasuar të gjithë me zërin e tyre. Ky moment i veçantë ka shtuar një emocion tjetër në ditët e fundit të këtij edicioni të suksesshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark