Insajderi
Botë

Kërcënimet e Trump me sanksione, deklarohet Kremlini

Insajderi
23 January 2025 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënimet e Trump me sanksione, deklarohet Kremlini
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rusia është e gatshme për një dialog të barabartë dhe reciprok, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke reaguar ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione kundër Moskës.

“Ne jemi duke pritur për sinjale që ende nuk kanë mbërritur”, u shpreh Peskov, duke shtuar se nuk sheh asgjë të re në kërcënimet e Trump.
“Atij i pëlqejnë këto metoda, të paktën i kanë pëlqyer gjatë presidencës së tij të parë”, shtoi ai.

Përgjigja vjen pas një komenti dje nga zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili tha se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark