Haradinaj nga Uashingtoni shkon në Mitrovicë, sot mban tubimin e radhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Uashingtoni shkon në Mitrovicë, sot mban tubimin e radhës

    Insajderi
    24 January 2025 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore.

    Sot, më 24 janar 2025, Haradinaj do të marrë pjesë në dy tubime zgjedhore:

    • Në Mitrovicë, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me fillim në ora 15:00.

    • Në Vushtrri, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, me fillim në ora 17:30.

    Gjatë vizitës së tij në SHBA, Haradinaj ishte i ftuar zyrtarisht në inaugurimin e presidentit Donald Trump dhe zhvilloi një seri takimesh të nivelit të lartë.

    Në këto zgjedhje, ai ka premtuar se brenda një afati të shkurtër kohor si kryeministër, do ta anëtarësoj Kosovën në NATO përmes një plani veprimi të qartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark