QKUK: Deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte për IVF - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK: Deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte për IVF

    Insajderi
    24 January 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procedura e Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF  është funksionalizuar tashmë në Klinikëne  Gjinekologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Shërbim ky i cili deri tani nuk ka qenë në dispozicion për pacientet.

    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF), po realizohet sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza.

    Sipas QKUK-së ka interesim të madh sa I përket këtij procesi dhe se deri tani janë konsultuar rreth 300 çifte. Ndërsa në muajin shkurt pritet të fillojë stimulimi I vezorëve tek rastet e para.

    “Për shkak të interesimit të madh, fillimisht bëhet përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer reth 300 qifte. Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF”, thuhet në njoftimin e QKUK-së..


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark