Tenderi 3.7 milionësh | Nisin hetimet pasi që Batisha Ibrahimi e OSHP-së denoncohet se bëri dallavere me votat në panel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi 3.7 milionësh | Nisin hetimet pasi që Batisha Ibrahimi e OSHP-së denoncohet se bëri dallavere me votat në panel

    Insajderi
    24 January 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tender i madh i Agjencisë e Menaxhimit të Emergjencave ishte nisur për të blerë pajisje për zjarrfikës. Por, kjo punë që planifikohej të kushtonte mbi 3.7 milionë euro u kthye në pikën zero shkak një vendim i OSHP-së. E, kryetarja e panelit që çoi deri te ky veprim, Batisha Ibrahimi është denoncuar se bëri dallavere në procesin e votimit. Një hetim tashmë ka nisur. Insajderi sjell detajet

    Visar Duriqi

    Në shkurt të vitit 2024 Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave po planifikonte që të blinte pajisje të ndryshme për fikje të zjarrit e shpëtim. Për këtë punë planifikoi një buxhet prej 3.7 milionë eurosh.

    Në garë hynë  tri grupe kompanish, e që të gjitha kishin ofertuar më pak se sa po kërkonte Agjencia në fjalë, me çka tenderi pritej të shkonte krejt në rregull- buxhet pati.

    Por, në lojë shpejt do të futej Organi Shqyrtues i Prikurimit (OSHP).

    Në shënimet që janë ende publike në faqen e OSHP-së, për këtë tender janë deponuar, çuditërisht, katër ankesa.

    Por, nuk është vetëm numri i ankesave. Ajo se çka ndodhi me procesin e shqyrtimit të ankesës së fundit.

    Gazeta Insajderi merr vesh që për këtë tender milionësh, tashmë një hetim ka nisur dhe Policia e Kosovës ka marrë autorizime nga një Prokuror Special që të mbledhin informacione dhe të kryejnë veprime të tjera hetimore e ku, edhe sipas denoncimit të bërë, personi i dyshuar në këtë rast është Batisha Ibrahimi.

    Batisha Ibrahimi në vitin 2024 u zgjodh anëtare e OSHP-së  në Kuvendin e Kosovë ku shumicën e mbante Vetëvendosja e Kryeministrit Albin Kurti, derisa në mbledhjen e Qeverisë kur Kurti propozoi emrin e saj dhe Meriton Zikas, kishte paralajmëruar se mund të shkarkohen në rast se “veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral”.

    “Nuk do të hezitojmë të veprojmë ndryshe, për aq sa na lejon ligji, kur këta anëtarë veprojnë në kundërshtim me normat ligjore e parimet e integritetit profesional e moral”, pati thënë Kurti.

    Ibrahimi u zgjodh për ta mbushur numrin e anëtarëve në “Gjykatën e Tenderëve” pasi që Kimete Gashi ishte shkarkuar nga pozita e anëtares me propozimin e Qeverisë, për shkak të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina.

    Shoqëria civile kishte reaguar për përzgjedhjen e Ibrahimit pasi u bë nga Qeveria pa konkurs të hapur, derisa para marrjes së kësaj pozite, Ibrahimi është avancuar tek divizioni i tenderëve në Ministrinë e Drejtësisë nën udhëheqjen e Albulena Haxhiut.

    Ibrahimi për shumë vite ka qenë zyrtare e prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë. Me ardhjen e ministres, Albulena Haxhiu si ministre, ishte emëruar Zëvendësuese e Udhëheqëses së Divizionit për Prokurim. Në vitin e kaluar është emëruar Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit në MD.

    Për çka u denoncua Batisha Ibrahimi në Polici?

    Gazeta Insajderi ka siguruar kopjen e materialit me të cilin është denoncuar në Polici Batisha Ibahimi, si anëtare e OSHP-së e përfshirë direkt në tenderin 3.7 milionësh të AME-së, dhe është kallëzuar penalisht për dallavere me votat që e çuan këtë tender në pikën zero.

    Gazeta Insajderi është informuar që një hetim është hapur tashmë, dhe Policia po kryen veprime hetimore e mbledh informacione, nën autorizimet e një Prokurori Special për këtë tender që emrion zyrtar e ka në platformën “e-prokurimi si “Furnizim me pajisje të ndryshme për zjarrëfikje dhe shpëtim” – me numër prokurimi 21432700-23-14366-1-1-1.

    “Keqpërdorim i detyrë zyrtare” është denoncimi që i është bërë Batisha Ibrahimi, që në rastin e këtij tenderi ishte kryetare e panelit.

    Nga ajo që është duke hetuar, del që për çudi, për këtë rast është votuar dy herë, dhe të dyja votimet ishin krejt të kundërta me njëra tjetrën.

    Sipas denoncimit nën hetim, në herën e parë paneli që e drejtonte Ibrahimi kishte votuar me shumicë votash (2  me 1) që të refuzohen si të pabazuara ankesat e ushtruara nga operatorët tjerë ekonomik dhe të Vërtetohet Njoftimi-Vendimi i Autoritetit Kontraktues, me çka Agjencisë në fjalë do ti lejonte që të nënshkruante kontratë e ti blinte pajisjet që ata kishin nevojë.

    Më detajisht, siç thuhet në denoncim: dy anëtarët e Panelit, Vedat Potërqoi dhe Vjosa Gradinaj-Mexhuani kishin votuar për ( për refuzimin e ankesave) ndërsa Batisha Ibrahimi kishte votuar kundër.

    Pas dy ditësh, siç thuhet në denoncim, dha dorëheqje nga OSHP-ja anëtarja e panelit Vjosa Gradinaj-Mexhuani. OSHP-ja pati bërë me dije se Gradinaj -Mexhuani, me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, nr. 248/2024, të datës 15.07.2024, është emëruar në detyrën e noteres në territorin e komunës së Ferizajt.

    Derisa denoncuesi pretendon se kjo ishte çështje e kryer, “ndërsa lidhur me çështjen tonë edhe pse është votuar njëherë, e duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante e dyshuara Batisha Ibrahimi i ka kërkuar Ushtruesit të detyrës së Kryetarit të OSHP-së që t’ia caktojë dy anëtarë të tjerë të Panelit Shqyrtues për të vendosur edhe njëherë me çështjen e njëjtë”, thuhet në denoncim.

    Aktualisht Isa Hasani  është u.d. Kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit

    “Ushtruesi i detyrës së së Kryetarit të OSHP-së, i’a cakton anëtaren tjetër të panelit Znj. Kimete Gashi, ndërsa prapë mbetet Batisha Ibrahimi –kryetare e Panelit dhe Vedat Potërqoi-anëtar”, thuhet në denoncim.

    Në votimin e dytë, edhe pse ishte kryer kjo lëndë në herën e parë, vendimi i OSHP-së kthehet krejt në të kundërtën: “Batisha Ibrahimi voton që të miratohen ankesat, e lajthitur nga ajo, edhe Kimete Gashi voton për miratim, dhe Vedat Potërqoi kundër. Rezultati komplet ndërron”, thuhet në denoncim.

    Gazeta Insajderi i ka kontaktuar Vedat Potorqoin dhe Vjosa Gradinaj-Mexhuani për ti pyetur se si kishin votuar herën e parë dhe se a janë thirrur deri tash nga Policia për t’u pyetur për këtë tender milionësh, por deri tash asnjëri nga ta nuk ka kthyer përgjigje.

    Krejt këto zhvillime ndodhën, edhe pse sipas denoncimit, edhe ekspertet shqyrtues profesional dhe teknik te autorizuar vet nga OSHP patën theksuar dhe sqaruar dhe i rekomanduari panelit se është në rregull ne çdo aspekt ligjorë dhe se ankuesit janë plotësisht të pa përgjegjshëm.

    “Për kundër kësaj Kryesuesja (Ibrahimi) e panelit ka kamufluar duke ndryshuar edhe raportet e eksperteve ku kërkuar sqarime nga ta në kundërshtim me parimet ligjore”, thekson denoncuesi.

    Vlen te theksohet, sipas denoncimit, se pika të cilën është theksuar nga Batisha Ibrahimi në vendim që ka quar në anulim këtij aktivitet është se kinse kompania e rekomanduar për tender nuk ka qarkullim bankar dhe që po qe se edhe nuk do ta kishte në këto raste konform LPP është dashtë që kjo të ktheje si lëndë në ri-vlerësim dhe jo anulim, por del që kompania e rekomanduar e kishte qarkullimin e duhur dhe konform kërkesave të tenderit.

    Çka thotë OSHP-ja?

    Gazeta Insajderi përmes e-mailit zyrtar të OSHP-së i ka kontaktuar edhe një herë anëtarët e panelit të tenderit 3.7 milionësh për të cilin Batisha Ibrahimi është denoncuar për dallavere me votat, që coi këtë tender në pikën zero.

    Deria Poterqoi e Gradinaj-Mexhuani nuk kanë komentuar as përmes e-mailit, në redaksinë e Gazetës Insajdri ka ardhur një përgjigje, që është nënshkruar vetëm si përgjigje nga OSHP-ja, por jo me ndonjë emër të përveçëm.

    Insjaderi i ka kërkuar direkt përgjigje Batisha Ibrahimit mbi dyshimet e ngritura nga denoncimi direkt ndaj saj dhe se a është intervistuar nga Policia, por nuk ka marrë përgjigje të nënshkruar nga ajo me emër, por vetëm atë nga OSHP-ja si institucion.

    Aty thuhet se rrjedha e ngjarjes e përshkruar nga denoncuesi është e pasaktë.

    “Ankesa ka hyrë në trajtim  / është caktuar paneli nga tre anetar, Njeri anetar i panelit ka dhene doreheqje nga OSHP. Detyrimisht eshte caktuar panel i ri, sepse nuk ka qene i permbyllur votimi nga të gjithe anetarët , për me teper vendimi duhet te publikohet brenda 5 diteve nga dita e mbylljes se votimit i cili nuk ka ndodhur për shkak se nuk ka qenë votimi I përbyllur”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së

    “Votat e panelisteve te pare (zt. Poterqoi)  nuk kane ndryshuar  ndërsa znj. Ibrahimi si kryetare e panelit s’ka qene e votuar fare sepse kryetari i panelit voton i fundit nga anetaret tjerë”, thuhet tutje në përgjigjen e OSHP-së.

    Edhe pse pretendimi i denoncuesit është që u votua dy herë, OSP si institucion thotë që u votua vetëm një herë.

    “Është vendosur përfundimisht  ANULOHET NË TËRËSI AKTIVITETI I PROKURIMIT ( ju ftoj qe vendimin ta merrni ne faqen zyrtare të OSHP=se me nr: 2024/0553 dhe 2024/0563, të datës 04/09/2024 )  për të cilin vendim palët e pa knaqura kanë këshillën juridike për atakim të vendimit ( ushtrimin e ankesës) në afat prej 30 ditës pranë Gjykatës Komerciale / Departamenti për çështje administrative-Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së.

    OSHP-ja nuk ka dhënë përgjigje nëse dikush nga anëtarët e këtij paneli është intervistuar nga Policia, edhe pse direkt është pyetur për këtë.

    “….dëshirojmë të theksojmë se, në përputhje me vendimin përfundimtar të marrë, aktiviteti i prokurimit është anuluar në tërësi. Ky anulim nuk ka pasur pasoja direkte mbi proceduren, duke përfshirë faktin se nuk ka asnjë implikim buxhetor në këtë fazë. Në këtë rast duhet të theksohet se nuk ka pasur asnjë përfitim për asnjë operator ekonomik nga kjo procedure e prokurimit, Ky është një faktor që duhet të merret parasysh, pasi çdo njoftim apo spekulim mbi përfitimet e mundshme të operatorëve ekonomikë ose ndonjerit nga anetaret e bordit është i pabazuar dhe jo etik”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark