Insajderi
Zgjedhjet 2026

Lahi Brahimaj: Do të sigurojmë infrastrukturë më të mirë, trefishim të buxhetit për bujqësi

Insajderi
24 January 2025 - 20:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lahi Brahimaj: Do të sigurojmë infrastrukturë më të mirë, trefishim të buxhetit për bujqësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i AAK’së për deputet, Lahi Brahimaj, ka vizituar sot disa fshatra.

Nga atje ai ka premtuar se do të sigurojnë infrastrukturë më të mirë, trefishim të buxhetit për bujqësi.

Brahimaj tha se Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe që transformon potencialin.

“Bashkë me banorët e mrekullueshëm të fshatrave Botushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah diskutuam për të ardhmen që meritojnë këto vendbanime kufitare me histori e traditë. Potenciali bujqësor dhe blegtoral i kësaj zone është i jashtëzakonshëm, por që kërkon mbështetje institucionale për t’u zhvilluar plotësisht. Përmes Programit tonë për Zhvillimin Rural, do të sigurojmë infrastrukturë më të mirë, trefishim të buxhetit për bujqësi dhe kushte dinjitoze për çdo familje që jeton në këto fshatra. Kosova Fituese është ajo që investon në çdo fshat dhe që transformon potencialin në mirëqenie për çdo qytetar. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark