Insajderi
Insporti

Barcelona e shkatërron Valencian – ia shënon shtatë copa, kthehet te fitorja në La Liga

Insajderi
26 January 2025 - 23:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona e shkatërron Valencian – ia shënon shtatë copa, kthehet te fitorja në La Liga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat 7-1 në kuadër të javës së 22-të të La Ligas.

Blugranat ishin në formë të mirë në këtë ndeshje, duke e zhbllokuar që në minutën e dytë me golin e Frenkie de Jong.

Në minutën e tetë, Ferran Torres shënoi pas asistimit te Alejandro Baldes për 2-0.

Raphinha shënoi për 3-0 në minutën e 14-të, duke i dhënë fund dilemave për fituesin në këtë ndeshje.

Fermin Lopez doli në skenë duke shënuar dy herë në minutat 24 dhe 45 për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 5-0.

Më të filluar pjesa e dytë, Hugo Duro zbuti epërsinë e Barcelonës në 5-1.

Robert Lewandowski që u fut në lojë në minutën e 60-të, pas gjashtë minutash shënoi për 6-1.

Cesar Tarrega e mbylli ndeshjen me një autogol për 7-1.

Barcelona me këtë fitore mbetet në vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Valencia është e 19-ta me 16 pikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark