Insajderi
Show

Gjesti ‘nxehet’ keq me Livian: Nuk të kam thënë hajde të puthi, mos rrej

Insajderi
26 January 2025 - 23:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjesti ‘nxehet’ keq me Livian: Nuk të kam thënë hajde të puthi, mos rrej
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Gjesti ka kërkuar një sqarim nga Livia Brunga pas një deklarate që bëri në Big Brother VIP Albania, kryesisht në spektaklin e së shtunës.

Këngëtari pejan i tha t’ia sqaronte fjalët pasi nuk i ka thënë që ta puth, siç ka nënkuptuar ajo.

“Hajde të puthi, atë fjalë që e ke lëshuar duhet me e tërheq”, iu drejtua artisti i njohur.


“Pse me tërheq një gjë që e ke thënë”, ia ktheu në anën tjetër banorja.

“Hajde të nguci po. E di që nuk të kam thënë hajde të puthi. Shpifje e keqe kjo me të thënë hajde të puthi. Je tu rrejt, mos rrej”, tha më tej konkurrenti.


Gjesti ia ka bërë me dije se nuk ka pëlqim për të, e as nuk ka pasur, vetëm që Livia e mirëprit në momentin që hyri në BBVA.

I njëjti ka krijuar një raport me Eglin, edhe pse akoma i paqartë për publikun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark