Arrestohet 52-vjeçari në veri, policia ia gjen kallashnikovin në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 52-vjeçari në veri, policia ia gjen kallashnikovin në veturë

    Insajderi
    27 January 2025 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut nga policia.

    S.D, është ndaluar nga njësitet përkatëse, ku në bagazhin e veturës i ka gjetur një kallashnikov.

    Pos armës, organet e rendit kanë gjetur edhe konfiskuar:

    një karikator; pesë fishekë të kalibrit 7.62 mm; si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

    52 vjeçari, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    “Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark