Kjo është gjendja e tre policëve të lënduar nga aksidenti në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e tre policëve të lënduar nga aksidenti në Skenderaj

    Insajderi
    27 January 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt.

    E po ashtu nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.

    Lidhur me gjendjen e tre të lënduarve, detaje ka dhënë drejtori i Qendren Emergjente Naser Syla.

    Syla tha se gjendja e tyre është stabile.

    “Tre policë i kanë sjellur tek ne. Janë trajtuar në Qendren Emergjente dhe janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë stabile”, tha Syla për Klankosova.

    Në aksidentin që ndodhi mbrëmë të përfshira ishin dy vetura, një civile dhe një e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark