Insajderi
Insporti

Arrestohet ish-futbollisti i Romës për trafik kokaine

Insajderi
27 January 2025 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet ish-futbollisti i Romës për trafik kokaine
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Radja Nainggolan u arrestua nga policia e Brukselit mëngjesin e sotëm.

Sipas asaj që raportohet nga mediat, ish-ylli i Romës është përfshirë në një hetim për trafik droge.

“Arrestimi i Nainggolan është pjesë e një hetimi më të gjerë për krimin e organizuar, të fokusuar në shpërndarjen e kokainës në Belgjikë. Për momentin hetimet janë ende në vazhdim”, ka thënë prokurori i rastit.

Hetimi bazohet në faktet e dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet portit të Antwerp-it dhe shpërndarjes në Belgjikë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark