Ferizaj i bashkohet masivisht vizionit të Abdixhikut: "Koha për fjalë boshe ka përfunduar – është koha e ndryshimit" - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferizaj i bashkohet masivisht vizionit të Abdixhikut: “Koha për fjalë boshe ka përfunduar – është koha e ndryshimit”

    Insajderi
    27 January 2025 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ferizaj u shndërrua sot në epiqendrën e tubimit madhështor të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke mbledhur mijëra mbështetës dhe simpatizantë entuziastë të kandidatit për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

    Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e jashtëzakonshme në Ferizaj. “FERIZAJ! Çfarë tubimi madhështor, çfarë pritje e jashtëzakonshme! Jemi shumë, jemi bashkë, jemi NJË! Në Ferizajin e njerëzve të ndershëm, të bizneseve të suksesshme, e të sipërmarrësve punëtor – u bashkuam rreth vizionit për një Kosovë ku familjet kanë mirëqenie, ku bizneset janë partnerë, dhe ku secili qytetar jeton me krenari!” – ka shkruar Abdixhiku.

    Abdixhiku prezantoi para simpatizantëve planin ambicioz të LDK-së për të ardhmen, i cili përfshin 5 miliardë euro investime, buxhet prej 5 miliardë eurosh dhe një rritje ekonomike prej 5%. Ai premtoi se ekipi i tij do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për të realizuar zotime, duke respektuar vlerat themelore të LDK-së si toleranca dhe ndershmëria politike.

    “Në programin tonë politik, zotohemi për 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet dhe 5% rritje ekonomike! Dhe sot, në Ferizajin e sukseseve, me ekipin e fitores, dhe me programin e studiuar prej ekspertëve më të mirë që ka vendi, u zotuam se besimin e madh qytetar do ta nderojmë me punë e me përkushtim, me tolerancë e me përgjegjësi politike, vlera këto që përbëjnë vet themelet e LDK-së. Koha për fjalë boshe ka përfunduar. Tani është koha e punës. Tani është koha e ndryshimit. Tani është momenti ynë!” – tha kreu i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark