Rrahman Rama merr mbështetje të madhe në Kçiq të Madh dhe Shipol - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rrahman Rama merr mbështetje të madhe në Kçiq të Madh dhe Shipol

    Insajderi
    27 January 2025 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Entuziazmi për Gjeneral Rrahman Ramën, kandidatin për deputet me numër 7 në listën e PDK-së, po rritet çdo ditë. Takimet e tij me qytetarët në Kçiq të Madh dhe Shipol ishin dëshmi e qartë e përkrahjes masive që po merr ai dhe platforma #mamirë.

    “Në Kçiq të Madh, ishte i madh edhe entuziazmi i fitores tonë,” u shpreh Gjeneral Rama, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

    Ndërkohë, në Shipol, pritja ishte po aq e ngrohtë dhe energjike. “Shumë qytetarë, shumë mbështetje e shumë entuziazëm. Faleminderit, Shipol!” – tha ai, duke vlerësuar besimin që qytetarët kanë ndaj tij dhe ekipit të Bedri Hamzës për një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën.

    Gjenerali Rama, një figurë e respektuar dhe e përkushtuar, po fiton zemrat e qytetarëve si zëri i fuqishëm për një Kosovë #mamirë.

    #Rr7
    #PDK131


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark