Abdixhiku nga tubimi masiv në Mazgit të Obiliqit: Momentumi i LDK-së po shpërndahet në gjithë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku nga tubimi masiv në Mazgit të Obiliqit: Momentumi i LDK-së po shpërndahet në gjithë Kosovën

    Insajderi
    28 January 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim plot entuziazëm në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku është pritur nga një numër i madh i mbështetësve të partisë.

    Në një postim në Facebook, Abdixhiku e cilësoi këtë takim si madhështor dhe theksoi se momentumi i qyteteve po përhapet edhe në fshatra.

    “Tubimi në fshatin Mazgit të Obiliqit, pra tubimi me një nëndegë, ishte madhështor. Sa shumë entuziazëm, sa shumë ngrohtësi, sa shumë thirrje për ndryshim! 🔥
    Momentumi i qyteteve po shpërndahet dhe në fshatra. Jo vetëm në një anë, jo vetëm në një regjion, por në gjithë Kosovën.
    LDK është kthyer në forcën kryesore; me shtrirje gjithëkombëtare! Fitore dhe asgjë më pak!” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark