Haradinaj: Në SHBA ka shqetësime për agjendat e dyshimta të Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Haradinaj: Në SHBA ka shqetësime për agjendat e dyshimta të Kurtit

    Insajderi
    28 January 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shqetësime sa i përket agjendës së kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

    Haradinaj ka thënë se gjatë vizitës që ka pasur në SHBA, i janë dhënë vlerësime se Kurti nuk ka qenë në linjë me Amerikën dhe se agjendat e tij kanë qenë të dyshimta.

    “Janë ato vlerësimet dhe shqetësimet serioze se Kurti apo Kosova nuk ka qenë në vijë me Amerikën dhe se agjendat e tij kanë qenë të dyshimta. Nuk i kuptojnë këto agjenda të Kurtit”, ka thënë Haradinaj në një emision televiziv.

    Por megjithatë, ai ka theksuar se në administratën Trump nuk do të ketë kohë për lojëra.

    “Me presidentin Trump s’ka kohë ma për tolerance dhe për lojëra. Nëse atyre bën veprime ndaras tyre, ata nuk do ta tolerojnë këtë. Nuk do të funksionojë si tash”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark