Ky është i eliminuari i radhës në BBVA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Ky është i eliminuari i radhës në BBVA

    Insajderi
    29 January 2025 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori Gert Ferra është i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4.

    Dalja e tij erdhi pas një jave të ngarkuar me debate dhe tensione me disa prej banorëve të tjerë, të cilët shpesh e kanë akuzuar për sjellje konfliktuale dhe tone të ashpra.

    Largimi i Gertit u prit me gëzim nga disa prej banorëve, veçanërisht nga Rozana dhe Livia, të cilat nuk e fshehën lumturinë e tyre.

    Pas eliminimit, ato festuan hapur duke e cilësuar daljen e tij si një çlirim për atmosferën brenda shtëpisë. “Më në fund, ka Zot”.

    Nga ana tjetër, Gerti, në intervistën e tij pas eliminimit, deklaroi se ndihej i qetë për lojën që kishte bërë dhe falënderoi ata që e kishin mbështetur. “Kam qenë gjithmonë vetvetja. Ndoshta kjo nuk u pëlqeu të gjithëve, por nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që bëra”, tha ai.

    Largimi i tij pritet të ndryshojë dinamikën brenda shtëpisë, ndërsa lojtarët e mbetur po krijojnë aleanca të reja dhe përballen me sfida të tjera.

    Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të jetë një nga spektaklet më të ndjekura, duke ofruar surpriza dhe momente emocionuese për publikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark