Engjell Koliqi: Njohja e Kosovës nga Vatikani është një çështje që kërkon kohë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Engjell Koliqi: Njohja e Kosovës nga Vatikani është një çështje që kërkon kohë

    Insajderi
    29 January 2025 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati me numër 103 në listën e AAK-së, Engjëll Koliqi është një emër që i qëndron besnik vlerave të Aleancës dhe angazhimit për zhvillimin e Kosovës.

    Ai në një intervistë për Insajderin ka folur për punën e tij si gazetar në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

    “Njohja e Kosovës nga Vatikani është një çështje që kërkon kohë dhe diplomaci të kujdesshme. Unë jam optimist se në të ardhmen kjo do të ndodhë. Besoj se Kryetari Ramush Haradinaj dhe lidershipi i AAK-së trasojnë rrugën për këtë rrugëtim të suksesshëm. Simbolika e njohjes së Republikës së Kosovës nga Vatikani është mëtim dhe përcaktim i Republikës sonë që ajo të jetë pjesë e Perëndimit. Kjo ishte ëndrra dhe ideja e rilindësve tanë, është synim i yni dhe amanet i heronjve tanë. Andaj do të bëjmë punën tonë që njohja të vijë në një ditë të bardhë për kombin tonë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark