
“Mafi energjetike” me “oligark Martin Berishajn” – kështu e përshkroi gjendjen në vend, kandidat i LDK-së për deputet, Berat Rukiqi.
Në kontekst të faturave alarmante të shtrenjta të energjisë elektrike në vend, shpërndarja e të cilëve ndodhi këto ditë të fundit.
Rukiqi jep një shpjegim se çka është çka: faturat e rrymës shtrenjtë si dështim dhe përgjegjësi e qeverisë – e deri te, sipas tij, “oligarku” Martin Berishaj.
Postimi i Rukiqit:
Çlirimi nga mafia energjetike
📢 Faturat e rrymës shtrenjtë – Martin Berishaj, dështimet e Qeverisë Kurti dhe plani ynë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza energjetike! ⚡
Rritja e faturave të energjisë elektrike dhe krizën që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, është përgjegjës direkte e Qeverisë.
Kurti mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mungesën e investimeve strategjike dhe skandalet që lidhen me oligarkun Martin Berishaj.
❌ Pse ndodhi kjo?
⚠️ Rezultati? Qytetarët tanë po mbajnë barrën e këtyre dështimeve me fatura të papërballueshme dhe me mungesë të stabilitetit energjetik dhe mungesa të shpeshta të energjisë elektrike
✅ Çka do të bëjmë ndryshe ne, me qeverisjen e LDK-së?
1️⃣ Termocentrali me gaz – LDK është e përkushtuar që të zhvillojë një termocentral të ri me gaz, i cili do të diversifikojë burimet tona të energjisë dhe do të ulë varësinë nga importi. Me mbështetje nga partnerët amerikanë, të Administratës Trump, do të sjellim një burim të qëndrueshëm energjie që është më ekonomik dhe më i pastër.
2️⃣ Gazifikimi i vendit – Do të rikthejmë projektin e gazifikimit të Kosovës, duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset me gaz natyror. Kjo jo vetëm që do të ulë kostot, por ulë edhe kërkesën, rrjedhimisht, do të krijojë stabilitet afatgjatë në sektorin energjetik.
3️⃣ Energjia e ripërtërishme – Përmes parqeve solare, eolike dhe burimeve të tjera alternative, do të krijojmë një sektor energjetik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.
5️⃣ Transparencë dhe menaxhim i përgjegjshëm – Qytetarët kanë të drejtë të dinë si menaxhohen resurset e tyre. Ne do të sigurojmë që çdo investim dhe projekt të jetë transparent dhe në shërbim të qytetarëve, jo oligarkëve.
💡 LDK ka një plan të qartë për ta çliruar Kosovën nga varësia e importit dhe mafia energjetike, si dhe për ta bërë sektorin e energjisë një motor të zhvillimit ekonomik. E ardhmja nuk ndërtohet me skandale, ankesa dhe dështime, por me vizion dhe punë konkrete.