William Walker dëshmon në Gjykatën e Prishtinës për krimet e luftës në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    William Walker dëshmon në Gjykatën e Prishtinës për krimet e luftës në Kosovë

    Insajderi
    29 January 2025 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    William Walker, ish-ambasadori i OSBE’së në Kosovë dhe njëri nga akterët kryesorë të ekspozimit të Masakrës së Reçakut, ka dëshmuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Kjo kërkesë është parashtruar nga Prokuroria Speciale, për mundësi të hetimeve të mëtejshme të krimeve të luftës në Kosovë.

    Një gjë të tillë për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

    Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte”, ka thënë Gashi.

    Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës tutje ka thënë se seanca është mbajtur e mbyllur për publikun. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark