Kultivimi i drogës në Pejë, caktohet një muaj paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Kultivimi i drogës në Pejë, caktohet një muaj paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria në Kosovë

    Insajderi
    29 January 2025 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erion Etemaj, i dyshuar për kultivimin e drogës në Pejë, iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dy ditë pasi që është ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë.

    Insajderi merr vesh nga burimet e saja se ndaj Etemajt është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Etemaj ishte në mesin e 9 personave ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest nga Prokuroria e Pejës pasi u kapen më plantacion të kanabisit në vlerë 5 milionë euro në një fshat të Pejës.

    Aksioni anti-drogë, i udhëhequr nga prokurori i Pejës Ersan Qavolli, ishte zhvilluar me 27 shtator, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.

    Insajderi kishte arritur të siguronte informacione se si ka funksionuar grupi.

    Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark