
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë.
Po ashtu i njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.