Insajderi
Sport

Ronaldo e paralajmëron rikthimin në Real Madrid

Insajderi
30 January 2025 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ronaldo e paralajmëron rikthimin në Real Madrid
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo e ka paralajmëruar rikthimin në Real Madrid, por pa e specifikuar se kurrë.

Por, një gjë është e sigurt: ylli portugez mund të rishihet në “Santiago Bernabeu” vetëm pasi ta përfundojë karrierën.

39 vjeçari e shkroi historinë me “Mbretërit”, ku e kaloi periudhën më të mirë në karrierë, ndërsa tash është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite pas përvojave të jashtëzakonshme me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin e Juventusin, krahas kampionëve aktualë spanjollë, evropianë e botërorë.

“Vendi ku isha më së shumti i lumtur në aspektin e futbollit ishte Real Madridi, natyrisht…”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë për “La Sexta”.

“Rikthimi në Bernabeu? Ndoshta pas përfundimit të karrierës, diçka mund të ndodh”, përfundoi pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark