Insajderi
Insporti

Zbulohen të ardhurat e liderëve të Ligës së Kampionëve

Insajderi
30 January 2025 - 20:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohen të ardhurat e liderëve të Ligës së Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Faza e ligës në Ligën e Kampionëve përfundoi mbrëmë, duke finalizuar ekipet që kaluan direkt në 1/8 e finales, ato që kaluan në play-off dhe ato që u eliminuan.

Disa nga gjigantët evropianë do të luajnë edhe nga një ndeshje, ndërsa ata që kryesuan tabelën kanë fituar shuma të majme.

Football Meets Data ka publikuar tabelën përfundimtare të fitimeve të klubeve nga faza e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli kryeson renditjen, pasi ka fituar tashmë rreth 100 milionë euro.

Interi pason në vendin e dytë me 90.6 milionë euro, ndërsa Arsenali është i treti me 89.5 milionë euro.

Real Madrid dhe Manchester City janë pak pas liderëve, duke fituar respektivisht 78.33 milionë euro dhe 75.87 milionë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark