Insajderi
Lajme

Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë

Insajderi
30 January 2025 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka humbur jetën në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti konfirmoi se viktima siç raportoi Insajderi ka rënë nga një ndërtesë.

“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo për Insajderin.

Insajderi mëson se viktima e këtij rasti është 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni.

Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark