Insajderi
Lajme

Krasniqi pas tubimit në Llaushë: Vendosmëri, përkushtim e fitore

Insajderi
31 January 2025 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi pas tubimit në Llaushë: Vendosmëri, përkushtim e fitore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik, ka thënë se Llausha shpërfaqi vendosmëri, përkushtim dhe fitore.

Krasniqi ka thënë se Llausha mbrëmë tregoi se është me kandidatin për kryeministër nga PDK’ja, Bedri Hamza.

“Aty ku historia flet vetë dhe ku besimi është i palëkundur! Llausha tregoi mbrëmë se është me Bedri Hamzën, me PDK-në dhe me një Kosovë që mundet ma mirë! Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark