Qeveria Kurti ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti ndan gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza

    Insajderi
    31 January 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti ka ndarë sot gjysmë milioni euro për popullin palestinez në Gaza.

    Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Kurti tha se e mirëpresin marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gaza.

    “Republika e Kosovës e përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si rezultat i së cilës faza e parë e kësaj marrëveshje parasheh krijimin e mundësisë së ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës do të ndajë gjysmë milionë euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza.

    Urojmë dhe bëjmë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark