Lahi Brahimaj bën homazhe për Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lahi Brahimaj bën homazhe për Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun

    Insajderi
    31 January 2025 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Lahi Brahimaj, ka bërë homazhe para statujës së Zahir Pajazitit në Prishtinë, në 28-vjetorin e rënies së tij dhe të Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.

    Brahimaj ka shkruar se “sot më kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri”.

    Postimi i plotë:

    Sot më kthehen kujtimet e takimeve të para me Zahirin, në ditët kur po hidhnim themelet e organizimit tonë të shenjtë për liri.

    28 vjet më parë, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu janë shndërruar në pishtarë të pathyeshëm të lirisë sonë. Me guximin dhe vendosmërinë e tyre, na treguan rrugën e vetëmohimit për Atdhe.

    E kemi për detyrë të mbrojmë e të çojmë përpara idealet për të cilat ata flijuan jetën. Lavdi e përjetshme!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark