Insajderi
Showbiz

Surprizohet Bernardi, partneri i tij futet papritur në studio

Insajderi
31 January 2025 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Surprizohet Bernardi, partneri i tij futet papritur në studio
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Bernard Hume, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e “Breaking”. Ai rrëfeu emocionet dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Vëllait të Madh. Në studio u shfaq edhe Enamin, partneri i Benardit, i cili u shpreh:

“Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre. Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë. Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë”.

Ndërsa, Bernardi tha se nëse nuk do ishte i dashuruar, personi që do ta bënte për vete do ishte Laerti.

“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark