Insajderi
Show

Sonte martohen Jozi dhe Loredana, këta dy banorë nuk marrin ftesë

Insajderi
02 February 2025 - 19:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sonte martohen Jozi dhe Loredana, këta dy banorë nuk marrin ftesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Si çdo vit, Big Brother VIP Albania do të organizojë sonte një dasmë festive.

Pas një gare të ashpër, çifti i zgjedhur nga banorët për këtë ngjarje është Jozi dhe Loredana. Ata kanë përzgjedhur dëshmitarët e ceremonisë, me Lori që zgjodhi Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.

Përgjatë ceremonisë, dy konkurrentët vendosën të mos ftojnë Rozana Radin dhe Laert Vasilin, pas një përplasjeje që ka pasuar mes tyre.

Loredana iu drejtua Laertit për sulmet e bëra ndaj Jozit dhe vetes, ndërsa Rozana u kritikua për komentet që kishte bërë në spektaklin e kaluar.

Ahengu i dasmës do të fillojë sonte në orën 20:00 dhe mbetet të shihet sesi do të zhvillohet organizimi i kësaj ngjarje të veçantë në shtëpinë e Big Brother.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark