Insajderi
Lajme

Ishte punonjës i kompanisë Hidrodrini, ky është personi që mbeti i vdekur në aksidentin në Pejë

Insajderi
02 February 2025 - 21:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ishte punonjës i kompanisë Hidrodrini, ky është personi që mbeti i vdekur në aksidentin në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Qungur të Pejës.

Insajderi merr vesh se viktima është Fitim Kolusha, përreth 40-vjeçar.

Sipas burimeve të Insajderit, i ndjeri ishte punonjës i kompanisë ‘KRU Hidrodrini’.

Lajmin për vetaksident e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor ënë vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti  shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark