Insajderi
Lajme

Haradinaj do ta ulë për 20% çmimin e energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike

Insajderi
02 February 2025 - 21:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj do ta ulë për 20% çmimin e energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një revolucion në sektorin e energjisë elektrike u premtua sot nga kreu i Koalicionit për Kosovën Fituese. Gjatë tubimit në Deçan, Ramush Haradinaj prezantoi planin për pavarësi energjetike të Kosovës, duke garantuar ulje të ndjeshme të çmimeve për qytetarët.

“Rryma nuk do të jetë më malli më i shtrenjtë. Do ta prodhojmë vetë dhe do të ulim çmimin për 20 përqind,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se nuk do të lejohet më që mafia energjetike të diktojë çmimet në treg.

Ky transformim në sektorin energjetik shihet si pjesë thelbësore e programit për zhvillimin ekonomik të vendit, duke synuar të sigurojë energji të përballueshme për familjet dhe bizneset kosovare. Kujtojmë se gjatë qeverisjes së Kurtit, çmimet e energjisë u rritën dy herë, duke prodhuar fatura të papërballueshme për qytetarët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark