Insajderi
Lajme

Kurti s’pret as 24 orë nga tragjedia në Jabllanicë, publikon foto nga diskoteka

Insajderi
03 February 2025 - 00:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti s’pret as 24 orë nga tragjedia në Jabllanicë, publikon foto nga diskoteka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili e quajti tragjedinë e Jabllanicës ku mbetën të vdekur tre të mitur, ka publikuar foto nga tubimi në një diskotekë të Prishtinës pa kaluar një ditë.

“Tubimi i fundit për sonte, me mijëra të reja e të rinj, fitorja është e sigurtë!”, tha ai.

Kurti ditën shkruajti edhe për vdekjen e tre të rinjve, si pasojë e shembjes së një objekti. Ai e quajti ngjarjen si “tragjedi të popullit”.

“Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe“, tha ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark