Insajderi
Lajme

Dy raste të dhunimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona

Insajderi
03 February 2025 - 08:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy raste të dhunimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në rajonin e Prishtinës për veprën penale “dhunim”.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Prishtinë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

Sipas PK’së, ngjarja ka ndodhur përgjatë së dielës.

“Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë është arrestuar një person për të njëjtën vepër penale. Siç thuhet në raport, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark