Insajderi
Lajme

Cana: Peci ministri më i dobët i bujqësisë, e degradoi sektorin e vreshtarisë

Insajderi
03 February 2025 - 13:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cana: Peci ministri më i dobët i bujqësisë, e degradoi sektorin e vreshtarisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Edon Cana, e ka quajtur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ministrin më të dobëtin në historinë e Republikës së Kosovës.

Cana, i cili bart numrin 44 në listën e zgjedhore të PDK’së, ka thënë se Peci e ka degraduar sektorin e vreshtarisë.

“Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për 4 vite qeverisje injoroi vreshtarët, fermerët dhe bujqit e Rahovecit, zemrën e bujqësisë kosovare, ministër i cili u thirr në drejtësi por bëri më shumë padrejtësi. Mospërkrahja dhe neglizhenca e tij tregojnë qartë sa larg është kjo qeveri nga nevojat e bujqëve vendorë”, deklaroi Cana.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark