Insajderi
Lajme

Vetëvendosje dënohet edhe për atë që mbështetësit ngritën tre gishtërinj në Skenderaj sikurse paramilitarët serbë

Insajderi
03 February 2025 - 15:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vetëvendosje dënohet edhe për atë që mbështetësit ngritën tre gishtërinj në Skenderaj sikurse paramilitarët serbë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar 35 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të gjuhës denigruese ndaj partive të tjera opozitare në Skenderaj dhe Drenas.

Ankesat janë deponuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Dënimet ndërlidhen me gjuhën fyese ndaj mbështetësve të këtij subjekti politik. Gjegjësisht, përmenden fjalimet e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Dimal Bashës, Fitore Pacollit e Faton Pecit.

Në mesin e dënimeve është edhe sjellja e mbështetësve të VV’së, që iu përngjante paramailitarëve serbë.

“Në tubimin e mbajtur në Komunën e Skenderajt janë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale dhe mediat elektronikë të mbështetësve të LVV, të mbledhur në këtë tubim, duke ngritur tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb, i cili në tre vitet e fundit ka marr ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark