Sylvinho me staf e ndoqën derbin e Milanos, e takuan Kristjan Asllanin - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Sylvinho me staf e ndoqën derbin e Milanos, e takuan Kristjan Asllanin

    Insajderi
    03 February 2025 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

    Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doriva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

    Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark