Insajderi
Botë

Trump: Pa subvencionet tona, Kanadaja nuk ekziston, duhet të bëhet shteti ynë

Insajderi
03 February 2025 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Pa subvencionet tona, Kanadaja nuk ekziston, duhet të bëhet shteti ynë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postimi në Instagram, u shpreh se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të kishte “taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë – DHE PA TARIFA”.

Sipas Trump, pa subvencionet amerikane, Kanadaja nuk ekziston më si shtet.

“Paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Nuk na nevojitet asgjë nga ato që kanë ata. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të prodhojmë makinat tona dhe kemi më shumë dru se sa mund të na nevojitet ndonjëherë. Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja nuk do të ekzistonte si një vend i qëndrueshëm. E ashpër, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të i dashur. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë – DHE PA TARIFA!”, shkruan Donald Trump në Instagram.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark